“Dukesh kot fare”, Rita Ora merr vendimin pas talljeve të shumta

22:27 | 28 Mars 2019
Trina Galanxhi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale mirëpo po merr shumë mesazhe e komente negative nga ndjekësit.

Në një deklaratë të fundit Rita ka treguar se po i përjeton keq talljet që i bëjnë ndjekësit prandaj ka vendosur ta mbyllë Instagramin.

“Më kanë sharë me çdo gjë të mundshme. Ndjej se kjo gjë ndodh çdo ditë online. Më ndodh mua, i ndodh të tjerëve. Gjatë gjithë kohës më shkruajnë: ‘Dukesh e tmerrshme, je shumë kot, pse e veshe këtë pse e veshe atë’, gjëra që nuk do i thonin në jetën reale”, u shpreh Rita shkruan xing.al.

Këngëtarja tha se gjatë pushimeve nuk qëndron në rrjete sociale dhe këshilloi që edhe njerëzit e tjerë të veprojnë kështu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme