Vendimi i Kuvendit të Kosovës për mbyllja e lojërave të fatit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në Shoqatën e Lojërave të Fatit.
Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, Istref Veliu, ka thënë se polici që ka vrarë punëtorin e kazino-s në Suharekë ka qenë militant i AAK-së.
Veliu në RTV Dukagjini, ka thënë se asnjëherë nuk është marrë parasysh se vrasja në një pikë të lojërave të fatit ka ndodhur nga zyrtari i Policisë dhe me armën e shtetit.
“Ky zyrtar policor sipas deputetit Nait Hasani, ka qenë i afërm i juaji [bali Muharremajt, kryetar i Suharekës], i cili ju ka mbështet edhe gjatë fushatës. Kam informacioni prej anëtarëve të shoqatës që ai ka qenë një militant i zoti që ka mbështet AAK-në gjatë fushatës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Shoqatës së Lojërave të Fatit, ka thënë se peticioni qytetarëve në Suharekë u është imponuar, pasi sipas tij është logjike që nëse dikujt i drejtohesh me kërkesën se nënshkruaj peticionin do t’i ndalim vrasjet, ata do të nënshkruajnë.
“Çka ka dashur të fshihet me këtë peticion, të mbrohet polici apo viktima?! Në këtë rast është dashur t’i thirret mendjes sepse siguria e përgjithshme është rrezikuar. Një polic shkon e vret një qytetar në vend të punës, atëherë është dashur të jetë brengë e të gjithëve. Në dy vendet që kanë ndodhur vrasje në lojërat e fatit janë vrarë punëtorët tonë që kanë mbajtur familje”, tha ndër të tjera Istref Veliu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...