Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ministra të Qeverisë të angazhuar në realizmin e prioriteteve kyçe sot kanë pasur paraqitje në takimin me Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor- Zgjerim (KOVEB/KOELA), që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar ka kërkuar të vlerësohet progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteti jonë në qershor të merr datë për fillim të negociatave me BE-në.
“Punojmë me përkushtim që në qershor para jush, shtetet anëtare të BE-së, dosja jonë të jetë fuqishëm e bazuar në rezultate që do të tregojnë vendosmërinë tonë si dhe qëndrueshmërinë e proceseve reformuese të cilat i zbatojmë. Do doja t’ju siguroj se tek ne ekziston vetëdije e plotë për obligimet dhe detyrat që i imponon procesi i qasjes drejt BE-së dhe se Qeveria e ka aktivizuar tërë kapacitetin e saj të lehtësojë sjelljen e vendimeve të Këshillit në qershor”, ka thënë kryeministri Zaev.
Ai ka rikujtuar në rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së në qershor, si për Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe për mbarë rajonin.
“Konsiderojmë se vendimi për fillimin e negociatave paraqasës është me rëndësi jo vetëm për shkak neve, por edhe shkaku i porosisë që do të përçojë deri te mbarë rajoni, por edhe më gjerë- se investimi i vërtetë në reformat dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore nënkuptojnë edhe investim të sigurt për të ardhme më të mirë të vendit. Ne kërkojmë shans për çka bisedojmë se e meritojmë. Kërkojmë këtë vit të fillojmë negociatat për anëtarësim në BE”, ka thënë Zaev duke shtuar se vendi është i vetëdijshëm se përfundimi i atyre negociatave do të varet nga progresi i vendit, ashtu edhe nga institucionet evropiane.
Lidhur me procesin e reformave që rrjedh në shtet, kryeministri ka theksuar se ligjet miratohen në proces inkluziv bashkë me opozitën dhe Shoqërinë qytetare dhe se punohet seriozisht në implementimin e ligjeve të miratuara për realizmin e ndryshimeve thelbësore dhe ndryshimit të dukshëm të kulturës politike në Maqedoninë e Veriut. Pastaj, siç ka thënë kryeministri Zaev, Qeveria udhëhiqet nga vlerat dhe standardet e larta evropiane siç janë sundimi i së drejtës, gjyqësia e pavarur, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, shërbimet e demokratizuara efikase të zbulimit në funksion të qytetarëve si dhe administratë profesionale publike.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani ka njoftuar mbi progresin e implementimit të Planit 18, nga aspekti i ligjeve të porositura dhe vendimet e implementuara, por edhe të të ashtuquajturës “trak rekord”, ose shembujt e dukshëm që çojnë në ndryshimet nga zbatimi i reformave.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar progres të jashtëzakonshëm si në shmangien e pengesave politike, ashtu edhe në implementimin e reformave me çka tregoi gatishmëri për fillimin të negociatave paraqësës që sot. Kuptohet, momenti reformues nuk do të zvogëlohet as edhe në periudhën që pason, me çka do të bindim çdo vend- anëtare të BE-së se ka partner serioz në Ballkan në promovimin e idesë evropiane dhe se fillimi i negociatave këtë vit paraqet interes të ndërsjellë në realizmin e prioriteteve evropiane për Evropë më të sigurt, më stabile dhe prosperuese”, ka thënë Osmani.
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska e theksoi rëndësinë e vendimit që duhet ta sjellë Këshilli i BE-së, për shtetin tonë në qershor.
“Suksesi ynë në rrugën drejt NATO-s tregon se si Qeveri e plotësojmë atë që e kemi vendosur si qëllim dhe kur të përkushtohemi në qëllimin keni rezultate. Për më pak se shtatë javë, nëntë vende tashmë e ratifikuan Protokollin për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për shkak të optimizmit të ripërtërirë të NATO-s, kemi efekt pozitiv ndaj ekonomisë dhe rritje të katërfishtë të investimeve të huaja në vitin 2018”, tha Shekerinska.
Ajo theksoi se ka filluar të bëhet vlerësimi për kanosjet hibride, në pajtim me bashkëpunimin me BE-në. Gjithashtu e potencoi progresin në reformat vendore, veçanërisht në zhvillimin e lirisë së mediave. I theksoi edhe arritjet në planin ndëretnik.
“Nuk guxojmë ta nënvlerësojmë rëndësinë e marrëdhënie ndëretnike. Kemi kandidat të përbashkët presidencial, diçka që ishte e paimagjinueshme. Ne jemi shembull i shtetit i cili shkon në kundërshtim me populizmin dhe nacionalizmin. Dëshmuam se jemi të përkushtuar në vlerat evropiane”, tha Shekerinska.
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për reformat në shërbimet e sigurisë theksoi se është vendosur mekanizëm institucional për parandalimin dhe detektimin e hershëm të tentimeve për keqpërdorimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve, përmes Agjencisë Operativo Teknike (AOT), është formuar Këshilli për mbikëqyrje qytetare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në vijim është reforma në DSK, që do të jetë organ i pavarur ndërsa jo sikurse deri më tani në përbërjen e MPB dhe kompetencën e Agjencisë për Siguri Kombëtare që do të jetë të grumbullojë, përpunojë dhe analizojë të dhëna me qëllim që të zbulohen apo pengohen aktivitetet kundër sigurisë kombëtare.
“Qeveria fuqimisht do të punojë në zbatimin e proceseve reformuese që e vendosin shtetin ligjor. Siguria e shtetit tonë është prioritet për MPB, por për ne është prioritet edhe siguria e të gjithë qytetarëve të BE-së edhe vendet anëtare edhe më tej do të jemi partnerë të barabartë në ballafaqimin dhe parandalimin e kanosjeve të sigurisë”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri Spasovski.
Sa u përket reformave në gjyqësi, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se në vijim janë reformat aktive dhe zbatimi i tyre që po i japin rezultatet në punën e gjyqësisë. Ajo theksoi se janë sjellë ndryshimet e Ligjit për gjykatat, në procedurë gjyqësore është Ligji i ri për këshillin gjyqësor, është përgatitur ligj i ri për Prokurorinë publike dhe ndryshime dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
“Është përgatitur një tekst i ri për ligjin e ri të Prokurorisë Publike në konsultim me ekspertë të huaj, prej të cilëve morëm konfirmimin se bëhet fjalë për zgjidhje e cila do të mundësojë sistem cilësor të Prokurorisë Publike që PPS do ta ketë rolin e saj autonom dhe mjetet buxhetore që të luftojë me korrupsionin e lartë dhe vazhdimin e të gjitha lëndëve që kanë filluar nga PPS. Propozimi i Qeverisë mori vlerësim pozitiv nga bashkësia ndërkombëtare, në vijim janë bisedime me opozitën dhe presim se ligji do të votohet me shumicë të 2/3”, tha ministrja Deskoska.
Lidhur me reformat në administratë dhe përforcimin e agjendës digjitale, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se tashmë po shënohen më shumë rezultate. Është theksuar në veçanti Projekt-ligji për shërbim të lartë drejtues, që është finalizuar me mbështetjen e SIGMA, teksti është publikuar në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregullave, ndërsa ligji është në fazën e konsultimeve publike.
Në kumtesë thuhet se në takimin e punës së kryeministrit Zaev dhe ministrave të Qeverisë me Grupin e Punës së Këshillit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor/Zgjerimi pati edhe diskutim. Janë dërguar urime në Republikën e Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e arritur në Prespë, është dërguar mesazh vendi ynë t’i shfrytëzojë dy muajt e ardhshëm dhe të vazhdojë me punën e shkëlqyer, është përshëndetur edhe dialogu me opozitën dhe me faktorët politik dhe shoqërorë dhe është shprehur shpresë se BE në qershor do t’i vlerësojë arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. fab
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...