Deti në të gjitha format e tij është gjithmonë i bukur për t’u parë, me valët që, në disa raste, arrijnë lartësi prej 7-8 metrash.
Gjithçka marrim si përfytyrim në momente kur lexojmë ose dëgjojmë përshkrime nga deti është imazhi standard të cilin jemi mësuar të shohim kur pushojmë për të admiruar detin dhe valët e tij.
Por një dukuri që ka ndodhur së fundmi është gjithçka tjetër veçse e zakontë, janë pamje që me siguri na lënë pa fjalë…
Sot ju tregojmë se çfarë ndodhi pranë ishullit të Nantucket në brigjet e Masaçusetsit, ku çuditërisht valët kanë mbetur të palëvizshme fiks në formën që kanë marrë në një moment të caktuar.
Falë fotografit profesionist Jonathan Nimerfroh sot kemi mundësinë të shohim gjithçka të përjetësuar në fotografi, një fenomen shumë i rrallë ai i fotografimit të valëve të ngrira.
Pyetja që vjen është pa tjetër kjo: Çfarë e shkaktoi këtë fenomen?
Pa dyshim, fenomeni u gjenerua kryesisht nga temperaturat e ftohta dhe të ulëta gjatë pranverës së kaluar.
Në atë kohë temperaturat shkuan deri në -15 ° C dhe valët filluan të ngrijnë duke shkaktuar një spektakël unik.
Kur Jonathani shkoi në det atë mëngjes, u nis me qëllimin për të praktikuar sportin e tij të preferuar surf-in por mori me vete edhe aparatin e vet fotografik duke qenë se ishte pasioni i tij. Dhe as nuk e priste se çfarë do të haste atë mëngjes.
Shpjegim shkencor për një fenomen të tillë nuk ka meqënëse është një dukuri e re dhe studiuesit po punojnë për të kuptuar motivin.
Nga ana tjetër, vetëm për të bërë një krahasim, në Alaskë çdo vit temperaturat janë shumë më të ulëta se -15 ° C, por kjo dukuri nuk ka ndodhur kurrë më parë.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...