Në vijim të diskutimit të krizës politikë që ka kapëluar vendin, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora ka deklaruar se “e djathta” në Shqipëri nuk është më, sepse askush nuk flet më për të.
Më tej Topi shtoi se politika po tentohet edhe pas ndyshimeve të kodit në vitin 2008 që të krijojë formacione militanteske, me njerëz biznesmenë të politikës së kryetareve të partive.
Topi: Ajo që nuk e shikoj në horizont është fizionomia e së djathtës. E djathta nuk është më. Askush nuk flet më për të djathtën, ndërkohë që është nevojë për një politikë, për një vend, e cila e ka në mënyrë të natyrshme polarizimin e interesave në shoqëri. Askush nuk flet më për të drejtat që lidhen me pronën. Askush nuk flet më për një sistem fiskal që i takon një politike të djathtë. Askush nuk flet më për zhvillimin e sektorëve jetikë të ekonomisë. Pra ka ardhur koha që në vend që të jesh i interesuar për të dëgjuar biseda, apo politikë që debati të jetë atraktiv, ne kemi kaluar pas 28 vitesh në një pozicion kur politika ka humbur shumë peshë politike. Nuk është politikë kjo. Politika po tentohet edhe pas ndyshimeve të kodit në vitin 2008 që të krijojë formacione militanteske, me njerëz biznesmenë të politikës së kryetareve të partive. Ndërkohë që sot ende ekzistojnë mundësitë edhe në këtë terren ata që ndjehen të harruar, të fyer janë intelektualët, politikanët me peshë, njerëz që mund t’i jepnin shumë këtij vendi./OraNews
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...