Hierarkia e Manchester United raportohet se ngurron të ndajë rrugët me Alexis Sanchezin kur merkato e transferimeve të rihapet në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi i Kilit ka pasur probleme për të impresionuar në United qysh pas transferimit nga Arsenali 13 muaj më mirë dhe ka shënuar vetëm pesë gola gjatë të gjitha ndeshjeve për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Evening Standard, bordi i United është i vendosur për të mos shitur sulmuesin gjatë verës dhe ata shpresojnë se ai mund të rishfaq formën e tij të vjetër pas rikthimit në klub nga lëndimi.
Raporti i njëjtë shton se trajneri Ole Gunnar Solskjaeri ka kërkuar të qëndrojë me shërbimet e kilianit duke marrë parasysh se ish lojtari i Arsenalit ofron një vlerë të madhe komerciale për klubin.
Sanchez pësoi lëndim në gju gjatë ndeshjes në Premierë Ligë kundër Southamptonit në fillim të këtij muaji dhe raportet sugjerojnë se rikthimi i tij mund të ndodhë në fund të muajit prill./arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...