Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov sot nga foltorja e Kuvendit e pranoi iniciativën e deputetit Panço Minov që të sillet rezolutë nga Kuvendi me të cilën do të konfirmohen proceset reformuese dhe integruese të shtetit.
“Përvoja e të gjitha shteteve që e kanë kaluar rrugën para nesh tregon se sa më afër punojnë pushteti dhe opozita për këto qëllime, aq më e shpejtë, më e lehtë dhe më e pasur është ajo rrugë dhe në këtë kuptim nuk shoh asgjë kontestuese. Përkundrazi, Qeveria me duar të hapura do ta pranojë këtë nismë të tillë me një deklaratë me të cilën të gjithë do të tregojmë se jemi për integrime evropiane. Nga anketat e fundit që i kam parë 86 për qind e qytetarëve e mbështesin rrugën drejt BE-së dhe ky është rejting i cili është më i madh prej të gjitha partive politike së bashku”, tha Dimitrovi.
Shtoi se në këtë kontekst mund të bëhet edhe diçka konkrete, gjegjësisht bashkërisht të sigurohet shumicë prej dy të tretash për Ligjin për Prokurori Publike i cili e mbulon edhe të ardhmen e Prokurorisë Publike Speciale. Detyrë e jona është të bëjmë gjithçka mundemi, të shikojmë më gjerësisht, të mendojmë për interesat shtetërore, të sigurojmë shumicë prej dy të tretash për këtë ligj pasi mundësitë janë reale, ndërsa gjërat e paparashikueshme nëse nuk e kapim trenin tani, gjithashtu janë të mëdha”, tha Dimitrov.
Lidhur me hapjen e vendkalimit të ri kufitar drejt Greqisë, Dimitrovi tha se do të tentojnë t’i kalojnë të gjitha procedurat dhe të sigurohen kushte që marrëveshja të nënshkruhet në kuadër të vizitës së kryeministrit grek, Aleksis Cipras në vendin tonë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...