Lirime dhe transferime, reforma në shërbimin diplomatik prek 28 diplomatë

18:48 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Jo 20 por plot 28 persona do të preken nga reforma në shërbimin diplomatik. Burime për RTV Ora bëjnë me dije se diplomatët në fjalë nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije do të lirohen nga detyra Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demneri në misionin e Shqipërisë në Gjeneve të Zvicrës.

Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Shkëputja nga detyra edhe e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë./OraNews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme