Parlamenti Evropian: Kosovës i është bllokuar liberalizimi pa ndonjë arsye të vërtetë

13:08 | 28 Mars 2019
arbresh.info

Parlamenti Evropian edhe një herë ka shprehur mbështetjen politike rreth liberalizimit të vizave për Kosovën duke konfirmuar bindjen se vendimi për të përjashtuar kosovarët nga kërkesat për viza nuk do të ndikonte në pozitat individuale të vendeve të BE për statusin e Kosovës, shkruan arbresh.info. Pesë shtetet anëtare Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Pas heqjes së vizave për qytetarët e Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Serbisë në vitin 2009 dhe për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në vitin 2010, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit shtetasit e të cilëve ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në BE.

Komisioni LIBE i Parlamentit Evropian konfirmoi të enjten, me 331 vota në 126 dhe 12 abstenime, pozicionin e tij negociues mbi këtë çështje – tashmë të miratuar në shtator 2018 -, në funksion të fundit të legjislaturës. Propozimi kishte nevojë për pajtimin e Parlamentit dhe Këshillit, por pasi që ky i fundit nuk kishte një pozicion, nuk kishte negociata, shkruan arbresh.info.

Nëse miratohet, heqja e vizave do të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Ata mund të udhëtojnë me pasaportë biometrike për biznes, për qëllime turistike apo familjare, por jo për të punuar.

Të gjitha vendet e BE-së (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës), dhe të katër shtetet e Shengenit jo të BE-së (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), kanë rregulla të përbashkëta për viza  për qëndrim të shkurtër.

“Qeveritë e BE-së nuk e kanë dorëzuar atë që ata premtuan,” ankohet Tanja Fajon, raportuese e PE për propozimin, gjatë një debati në seancën plenare të mërkurën, shkruan arbresh.info.

Sipas saj, Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave  dhe “shtetet anëtare të BE-së janë duke bllokuar një vend të vogël pa arsye të vërtetë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme