Rita dhuron para për gratë e mbijetuara të luftës

13:06 | 28 Mars 2019
A. B.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora  ka pasur një vit tejet të suksesshëm me shumë koncerte dhe projekte muzikore.

Ajo ka nxjerr në shitje albumin më të ri “Phoenix” i cili ka pasur tejet sukses, shkruan arbresh.info.

Rita shpesh ka treguar që është edhe një humaniste e madhe e këtë e ka dëshmuar edhe kësaj radhe.

Ajo kësaj radhe do t’i ndihmojë gratë e mbijetuara të luftës. Këtë marrëveshje e ka nënshkruar dhe e ka bërë të ditur vetë bukuroshja kosovare përmes llogarisë së saj personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BvhxkEqH5s1/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_locale_test

“Shumë e lumtur që të festojmë bashkëpunimin tim të veçantë me ESCADA në NYC. Dizajni ka të bëj me ngjyrën e preferuar, të kuqen që përfaqëson pasionin dhe forcën. Një përqindje nga shitjet do t’i jepet partnerit tonë të bamirësisë Women For Women UK dhe punës së tyre që ndihmon gratë e mbijetuara të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre”, ka shkruar Rita. / arbresh.info/

Të ngjashme