Shtetet e Bashkuara u përballën me kritika në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit.
Departamenti për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian tha se ka qenë “qëndrim unanim” i të 28 vendeve anëtare të BE-së për të respektuar rezolutën e OKB-së, e cila e identifikon Rrafshnaltën e Golanit si territor të pushtuar dhe kundërshton aneksimin e tokës me forcë.
Zëvendësambasadori rus në OKB, Vladimir Safronkov, tha se veprimi i Uashingtonit mund të ushqejë trazira në Lindjen e Mesme.
Forcat izraelite e kanë pushtuar dhe marrë Rrafshnaltën e Golanit nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe në vitin 1967.
Më 25 mars, Trump nënshkroi një deklaratë, me të cilën e njohu këtë rajon si territor izraelit, duke bërë kështu një kthesë të madhe në politikën amerikane.
Në vitin 2017, Trump e njohu edhe Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane atje nga Tel Avivi.
Ky vendim u dënua nga palestinezët, të cilët e duan Jerusalemin Lindor për kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...