Telekomi kërkon mos vazhdimin e kontratës me Z-mobile

11:32 | 28 Mars 2019
A. B.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj, të enjten ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka prezentuar një peticion përmes së cilit kërkojnë mos vazhdimin e kontratës me Telekom, raporton arbresh.info.

“ Javën e shkuar kemi organizuar nje peticion përmes se cilit synojmë mos vazhdimin e kontratës me Zmobile e që i janë përgjigjur mbi 1 mijë e 800 persona“, ka thënë ai.

Balaj ka shtuar se veç kësaj kontrate telekomi ka edhe kontrata të tjera të dëmshme.

“Në këtë gjendje të rëndë Telekomin e Kosovës e kanë sjellur kontratat e dëmshme, sipas të gjitha analizave listës së të dëmtuarve të Telekomit i prin kontrata me Zmobile e lidhur në vitin 2009 dhe skadon këtë vit më 30 korrik”, ka shtuar ai.

I pari i sindikatës ka shtuar se vazhdimi i kontratës sjell falimentimin.

Telekomi është dëmtuar për shkak të kësaj kontrate dhe vazhdimi i saj nënkupton falimentimin e Telekomit te Kosovës ndërsa mos vazhdimin e saj do të lehtësohte Telekomin nga një barrë e papërballusheme dhe do të lejonte rimëkëmbjen e tij”, ka thënë ai.

I pari i sindikatës ka shtuar gjithashtu se ky peticion do t’i dërgohet institucionëve dhe nese nuk merret parasysh kanë paralajmëruar hapa tjerë në rast nënshkrimi të kontratës. / arbresh.info/

Të ngjashme