Shtatë ambasada nuk e kanë kthyer tepricën e parave që u ka ngelur në llogaritë pa u shfrytëzuar deri në fund të vitit 2017. Këto ambasada kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Buxhet i cili parasheh që paratë e pashfrytëzuara deri në fund të vitit kalendarik t’i kthejnë në buxhetin e shtetit.
Kështu, ambasadat në Kiev, Prishtinë, Romë, Vatikan, Nju Jork, Bern dhe Tokio nuk kanë kthyer 46.893 denarë edhe pse e kanë pasur për detyrë ta bëjnë deri në 31 dhjetor të vitit 2017. Gjatë vitit të kaluar, përsëri në kundërshtim me ligjin dhe me vonesa ambasadat në Berlin, Paris dhe Sofje kanë kthyer 1.421.982 denarë.
Pikërisht mosveprimi në kohë i ambasadave u gjend në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit për punën e Ministrisë së Jashtme për vitin 2017. Revizorët pas analizës së llogarive të ambasadave kanë konstatuar se në fund të vitit në buxhetin e shtetit nuk janë kthyer mbi 200 mijë euro.
“Bilanci i llogarisë në deviza dhe arkës në deviza që janë të hapura për nevojat e përfaqësive diplomatike konsullore është 13 milionë denarë, që si fonde të pashfrytëzuara buxhetore më datë 31.12.2017 nuk janë kthyer në buxhet”, thuhet në raportin e Revizionit për MPJ-në.
Revizorët i kanë rekomanduar personave përgjegjës në MPJ të ndërmarrin masa dhe ambasadat me kohë do t’i kthejnë fondet e pashfrytëzuara në buxhet, pasi është krijuar rreziku i shpenzimit jo të drejtë të parave të buxhetit. Ndërsa MPJ ndaj vërejtjeve të këtilla deri te Revizioni ka dërguar arsyetimin se një pjesë e ambasadave deri në fund të vitit duhet të kthejnë më shumë provizion për shumën e mbetur në llogari dhe prandaj nuk i kanë kthyer.
Revizioni e ka refuzuar arsyetimin e këtillë me obligimin ligjor për kthimin e fondeve të pashfrytëzuara. Përveç vërejtjeve për paratë e pakthyera nga ambasadat, Revizioni në MPJ zbuloi se rreth 355 mijë euro të miratuara për një qëllim, janë shpenzuar krejtësisht për qëllim tjetër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.
Në mënyrë plotësuese, revizioni ka zbuluar se nuk është zbatuar si duhet edhe ligji për furnizime publike- ambasadat nuk kanë lidhur kontrata për furnizime publike me ofertuesin më të lirë dhe më të volitshëm. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të MPJ-së ishte ish ministri Nikolla Popovski, por edhe ministri i tanishëm, Nikolla Dimitrov./Alsat/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...