Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pa përfaqësues në Ekipin Negociator me Serbinë që nga emërimi i Avni Arifit në pozitën e ambasadorit.
Arbresh.info ka kontaktuar me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufin për të parë se kush do të merr këtë pozitë.
Por Ahmeti ka thënë se për këtë pozitë vendos Qeveria.
“Pyeteni zyrën e kryeministrit, Qeveria e cakton”, ka thënë shkurt Ahmeti.
E ndryshe thonë nga Qeveria e Kosovës. Donjeta Gashi zëdhënëse e kësaj të fundit ka thënë për arbresh.info se emërimin duhet ta bëjë partia.
“Kjo për çka po pyesni është çështje e partive politike. Avni Arifi ka qene përfaqësues i Aleancës, kështu që drejtohuni në Partinë në fjalë, për ta marrë informacionin e duhur”, ka thënë Gashi.
Ndryshe Arifi në fillim të shkurtit është dekretuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe me seli në Abu Dhabi.
Arifi i cili mbante pozitën e këshilltarit të kryeministrit Ramush Hardainaj në shkurt të vitit të kaluar është emëruar në pozitën e shefit të negociatave me Serbinë.
Atë kohë i pari i Qeverisë ka deklaruar se Arifi ka pranuar këtë pozitë përkundër se nuk është situatë e lehtë e punës.
“Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, ka thënë Haradinaj.
E pas formimit të ekipit të ri negociator për bisedime me Serbinë, Avni Arifi ka mbajtur pozitën e anëtarit të këtij ekipi. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...