Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës njofton se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.
Anëtarët e rinj të KQZ-së, sot do ta bëjnë betimin para presidentit Hashim Thaçi. Ndryshe, Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me mos emërimin e dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Përmes një reagimi për media ambasada amerikane kishte thënë se “dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore”.
Ambasada amerikane ka kërkuar nga presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për siç thuhet në reagim, t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...