Report Tv mëson detaje të reja nga shkarkimet e ndërmarra nga Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.
Mësohet se është shkarkuar dhe Pranvera Skana, e cila mbante detyrën e këshilltares në Ambasadën e Londrës.
Gjithashtu është shkarkuar një zyrtar nga Ambasada Shqiptare në Stamboll.
Ministri në detyrë Cakaj ka transferuar dy diplomatë karriere, Florian Nova dhe Enkelejda Riza. Aktualisht në selinë shqiptare në Athinë ka ngelur vetëm ambasadorja Ardiana Hobdari.
Diplomatët janë thirrur për të shërbyer sipas nevojave në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Lëvizjet janë bërë pas nismës së Cakajt për reformim në diplomaci. Ndaj ambasadës në Athinë u morën masa pas skandalit të humbjes së pasaportave të emigrantëve/shqiptarja.com
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...