Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Rusia duhet të largohet nga Venezuela, theksoi se së pari Shtetet e Bashkuara (SHBA) duhet të tërhiqen nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në Kanal Perviy, Zkharova tha se SHBA duhet të zbatojë premtimet që i ka dhënë komunitetit ndërkombëtar.
“Para se t’i rekomandojë dikujt të largohet nga ndonjë vend, SHBA së pari duhet vetë të largohet nga Siria”, tha Zakharova, duke shtuar se SHBA nuk duhet të japë vendim mbi interesat e një shteti tjetër.
Komentet e zëdhënëses ruse erdhën pak pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Fabiana Rosales, bashkëshorten e Juan Guaidos, liderit opozitar të Venezuelës, tha se Rusia duhet të largohet nga shteti latino-amerikan, pasi Moska zyrtare ka konfirmuar praninë e trupave dhe pajisjeve në këtë vend.
Guaido u vetëshpall si ushtrues detyre president i Venezuelës në janar, në mesin e krizës ekonomike në vend.
SHBA ishte vendi i parë që njohu Guaidon si lider të Venezuelës. Disa shtete të tjera kanë ndjekur këtë shembull, duke përfshirë edhe shumicën e vendeve në Amerikën Latine.
Megjithatë, presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, që mbështetet fuqishëm nga Rusia, ka refuzuar të tërhiqet nga pushteti, duke insistuar se është në shënjestër të një grusht shteti të orkestruar nga SHBA.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...