Google ADS

Parlamenti Evropian miraton ndalesën mbi produktet plastike të njëpërdorimshme

22:34 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin i cili nga viti 2021 do të ndalojë produktet plastike të njëpërdorimshme, që paraqesin problemin më të madh në luftën kundër mbeturinave nëpër dete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është miratuar në Asamblenë Plenare të PE-së në Strazburg me 35 vota kundër, 28 të përmbajtur dhe 560 vota pro.

Produktet që do të ndalohen në tregjet e BE-së nga viti 2021, përfshijnë pambukët për veshë, thikat dhe pirunët prej plastike, pjatat, pipetat, përzierësit e pijeve, shkopinjtë e balonave dhe kapakët e produkteve ushqimore.

Sipas vendimit, shtetet e BE-së do të jenë të detyruara që deri në vitin 2029 të mbledhin 90 përqind të shisheve të plastikës, të riciklojnë 25 për qind të shisheve të plastikës së njëpërdorimshme deri në vitin 2025, ndërsa dhe 30 për qind deri në vitin 2030.

Vendimi po ashtu thekson se prodhuesit e filtrave të cigareve në BE do të kontribuojnë në mbulimin e kostove të mbeturinave dhe pastrimin e prodhimeve të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme