Milan Skriniar ka thënë se bashkëlojtarët e tij te Interi “nuk kanë probleme” me Mauro Icardin, por e ka ftuar sulmuesin “për t’i dhënë fund kësaj situate”.
Icardi zyrtarisht rifilloi stërvitjet te Interi të martën pasi nuk kishte punuar me skuadrën qysh pas largimit të shiritit të kapitenit më 13 shkurt, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte i shoqëruar në seancën stërvitje nga Skriniar, i cili është rikthyer nga detyra me skuadrën e tij kombëtare.
“Ju duhet të pyesni Icardin se çfarë ndodhi”, ka thënë mbrojtësi për sport.sk.
“Sigurisht, ne lojtarët nuk kemi problem me të, as ai nuk ka me neve. Varet nga ai për t’i dhënë fund kësaj situate”, përfundon Skriniar./arbresh.info/
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...
Enis Zabërgja njofton pensionimin nga futbolli aktiv
Vuçiq thotë se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve që vo...