Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut është shprehur se fakti që në Shqipëri po organizohen protesta, tregon se ka pakënaqësi ndaj qeverisjes.
Për të, situata aktuale është e vështirë, pasi kemi të bëjmë me largimin e opozitës nga parlamenti dhe jo me protesta të thjeshta.
“Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën”, nënvizon Staffler per Deutche Welle, që nuk jep parashikime nëse do çelen negociatat në Qershor.
Në fund, ajo u shpreh kundër ndërhyrjes gjermane për të zgjidhur ngërçin, pasi sipas saj, kjo është kompetencë e Bashkimit Europian.
“Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian”.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...