Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) Saeb Erekat tha se hapi tjetër i presidentit amerikan Donald Trump mund të jetë “njohja e sovranitetit izraelit” në disa rajone të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Njohja e Kudsit si kryeqyteti i Izraelit dhe njohja e Lartësirave të Golanit në pushtim si territor i Izraelit nuk janë vetëm një shkelje e ligjit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë është edhe një mesazh se ai që ka forcë ushtarake mund të pushtojë çdo territor”, tha Erekat në një konferencë shtypi në zyrën e tij në Ramallah.
“Ne jetojmë në një epokë ku ka përfunduar ligji ndërkombëtar, morali dhe normat”, theksoi Erekat, duke nënvizuar se popujt arabë nuk do ta pranojnë këtë situatë të padrejtë.
“SHBA u thotë arabëve që duhet të dorëzoheni nëse nuk keni forcë ushtarake”
Duke dënuar vendimin e Trumpit për njohjen si “territor të Izraelit” të Lartësirave të Golanit që janë territor i Sirisë, Erekat tha se “Hapi i ardhshëm i Trump mund të jetë njohja e sovranitetit izraelit në disa pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe njohja e një shteti të vogël palestinez në Gaza”.
“SHBA u thotë arabëve që ‘duhet të dorëzoheni nëse nuk keni forcë ushtarake’. Padrejtësia nuk sjell siguri, ajo sjell dhunë, ekstremizëm dhe gjak. Kjo është ajo që Trump ka ndërtuar”, theksoi Erekat.
Ai tha gjithashtu deklaroi se vendimet e Trumpit mbi çështjen palestineze janë pjesë e “Marrëveshjes së Shekullit” dhe se përfundimi i ndarjeve në Palestinë është një domosdoshmëri kombëtare për të qëndruar përballë projektit izraelito-amerikan.
Më tej, Erekat bëri thirrje që në Samitin Arab, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Tunizi, të merren vendime ashtu siç nevojitet nga përgjegjësia për çështjen palestineze.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...