Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka thënë se Korporata turke “Guris” është e interesuar të investoj në Kosovë.
Lekaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se kjo koorporatë më herët ka investuar me sukses në projekte të energjinë alternative në Kosovë, mirëpo tani ka shprehur interesim për të investuar edhe në infrastrukturën rrugore.
Për këtë, ai shkruan se sot është takuar me përfaqësuesin e “Guris” për Ballkan, Tolga Kalkan.
“Korporata turke “Guris” ka investuar me sukses në projekte të energjinë alternative në Kosovë. Por, tani kjo kompani gjigante, ka shfaqur interesim për investime të tjera në vendin tonë, duke u zgjeruar edhe në fushën e infrastrukturës rrugore.Për këtë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm biseduam sot me përfaqësuesin e “Guris” për Ballkan, Tolga Kalkan”, ka shkruar Lekaj./Arbresh.info
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës