Samsung prezanton seritë e reja të optimizuesve të zërit për televizorët QLED

16:49 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot lançimin e dy bokseve të reja të serisë Q që prezantojnë teknologjinë Samsung Acoustic Beam, si dhe funksionin e ri të Përshtatjes së Zërit. Si pjesë e një bashkëpunimi të Samsung Audio Lab dhe Harman Kardon, bokset HW-Q70R dhe HW-Q60R janë më të mençur se kurrë, duke ofruar një eksperiencë sa më të gjallë të zërit për teatro në shtëpi.

Duke përdorur teknologjinë e Përshtatësve të Zërit, bokset HW-Q70R dhe HW-Q60R mund të analizojnë kontentin që shfaqet në televizorin tuaj dhe ta përshtasin zërin për çdo skenë. Gjithashtu, HW-Q70R dhe HW-Q60R do të kalojnë automatikisht në modalitetin e përshtatjes zanore kur televizori Samsung 2019 QLED TV është i lidhur dhe modaliteti i saj i IA (Inteligjencës Artificiale) është i aktivizuar.

“Nëpërmjet Përshtatësit të Zërit, që e kupton tingullin dhe e optimizon atë sipas skenës, dëgjuesit mund të shijojnë tinguj edhe më realë për çdo zhanër”, tha Jongsuk Chu, Zv/President Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics. “Bokset e reja të serisë Q sjellin cilësi të lartë që është rivitalizuar nga ekspertët dhe dizenjot e funksioneve që ofrojnë një estetikë tërheqëse për të krijuar një përvojë më të mirë për teatër dhe shtëpi, për gjithë klientët tanë”.

HW-Q70R dhe HW-Q60R gjithashtu ofrojnë teknologjinë e Samsung Acoustic Beam. Teknologjia Acoustic Beam përdor një sërë hapësirash në altoparlant për të krijuar një peizazh zëri më dinamik dhe panoramik. Këto karakteristika do të mbushin çdo cep të dhomës përmes një peizazhi të gjerë dhe të plotë tingujsh.

Për një integrim më të mençur dhe më të lehtë me jetën e konsumatorëve, bokset e serive Q kanë gjithashtu lidhje me Bluetooth, duke i lejuar përdoruesit të shijojnë lehtësisht muzikën me cilësi të lartë edhe nga telefonat e tyre të mençur.

Përveç kësaj, boksi HW-Q70R është i pajisur me Dolby Atmos dhe DTS: X, teknologji zeri 360-gradë. Me HW-Q70R, konsumatorët tani mund të gëzojnë një eksperiencë intensive të argëtimit në shtëpi, me efekte zëri që pushtojnë gjithë dhomën. Së bashku me teknologjitë Dolby Atmos dhe DTS: X, HW-Q70R ka një faktor elegant të formës, me një lartësi prej vetëm 2.3 inç (59mm), e cila i përshtatet më mirë me televizorin QLED. Bokset e reja të Samsung do të jenë në dispozicion në muajin maj. Për më shumë informacion mbi bokset Samsung, ju lutemi vizitoni: www.samsung.com

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën: http://news.samsung.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme