Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e ardhshme do ta shqyrtojë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, theksoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha, duke shtuar se presin që ai të kalojë në seancë qeveritare.
I pyetur se pse ligji nuk u vendos në rend dite në seancën e fundit qeveritare që u mbajt dje, Hoxha tha se nuk ka moskuptime mes partnerëve të koalicionit për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk ka moskuptime, Ligji për regjistrimin e popullsisë nuk ishte në rend dite dhe presin që për të të diskutohet në seancën e ardhshme”, tha Hoxha, duke shtuar se ai është harmonizuar mes partnerëve të koalicionit në qeveri.
Ndryshe, kohëve të fundit është raportuar se regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet pa grafën e përkatësisë etnike, gjë që shkaktoi reagim në opinion. Ndërsa më vonë përfaqësues të qeverisë theksuan se në regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të bëhet në vitin 2020 do të figurojë edhe përkatësia etnike dhe fetare.
Theksojmë se regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është bërë në vitin 2002./Telegrafi/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...