Një sipërfaqe e madhe e pyjeve të ulëta dhe e barit të thatë janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu dje dhe po vazhdon akoma në rajonin e Likovës, në Karadakun e Shkupit.
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” edhe dje edhe sot kanë qenë në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zjarri ka shpërthyer në një terren të vështirë dhe aspak nuk mund që të intervenohet me cisternë. Ekipet tona tashmë ka dy ditë që janë aty, por janë informuar edhe institucionet kompetente dhe presim ndihmën e tyre”, deklaroi drejtori i filialit të Kumanovës, Luan Bajrami.
Zjarr i madh vërehet edhe në pjesët më të larta të Kumanovës. Para disa kohësh në këtë periudhë ka pasur zjarr dhe është shuar.
Ekipet zjarrfikëse të Kumanovës pothuajse çdo ditë intervenojnë disa herë në zjarre në natyre në rajonin e Likovës dhe të Kumanovës./Telegrafi/
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq