Cristiano Ronaldo do të qëndrojë jashtë fushës në tri ndeshjet e ardhshme në Serie A në mënyrë për të qenë i gatshëm për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.
Sipas një raporti mëngjesin e sotëm (e mërkurë) nga gazeta Corriere della Sera, sulmuesi portugez nuk do të jetë në dispozicion për tri përballjet e ardhshme si pasojë e një problemi me lëndim dhe do të pushojë para ndeshjeve të mëdha në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo do të mungojë në ndeshjen kundër Empolit, Cagliarit dhe Milanit për shkak të lëndimit të marrë gjatë ndeshjes së Portugalisë mbrëmjen e së hënës kundër Serbisë.
Ai është në Milan sot për të kryer teste të tjera mjekësore dhe prognoza do të bëhet më e qartë pas kësaj.
Ai ka folur dje për dëshirën për të qenë i gatshëm që të luaj ndaj Ajaxit dhe besohet se gjendja e tij do të jetë e rregullt deri atëherë.
Takimi mes Juves dhe Ajaxit zhvillohet më 10 prill./arbresh.info/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...