Hip hop ylli shqiptar, G4shi, duket se ka vendosur që vitin 2019 ta bëjë vitin e tij në tregun muzikor amerikan.
Reperi shqiptar i cili ka famë të konsiderueshme në SHBA, tani e ka gati videoklipin e këngës ”My Year”, shkruan arbresh.info.
Së fundmi G4shi në platformën YouTube ka njoftuar se projektin “My Year” në bashkëpunim me G-Eazy së shpejti do ta sjellë me videoklip i cili pritet të pëlqehet nga publiku.
Ndryshe, vlen të theksohet se vitin e kaluar G4shi ishte prezent në vendin tonë ku mbajti edhe një koncert.
Ai performoi në Sunny Hill Festival para mijëra adhuruesve në Prishtinë duke krijuar atmosferë të zjarrtë. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën