Drejtori i Policisë Rashit Qalaj, gjatë raportimit të punës para Komisionit për Punë të Brendshme he Siguri ka thënë se nuk ka arsye për shqetësim pasi që gjendja aktuale në Kosovë është e qetë.
” Është vlerësim i përbashkët se kemi një situatë të qetë dhe stabile. Jemi duke bërë përgatitjet e duhura për çdo skenar që mund të ndodh në Kosovë edhe pse kemi informacione që situatë nuk është alarmante”, ka thënë ai,
Ai ka shtuar se janë të kënaqur me finnca, shkruan arbresh.info.
“Policia e Kosovës më financa jemi të kënaqur sidomos më ligjin e ri të pagave . Lidhur më pajisjet jemi duke punuar që ta ndërrojmë qasjen për pajisje. Kemi një numëro të pajisjeve sidomos në aspektin e veturave ka qenë jo i drejt deri tash pasi që ka qenë nunër i madh i llojeve të makinave dhe nuk ka kuptim të kemi disa lloje. Lidhur më përfaqësim gjinor dhe etnikë jemi duke punuar dhe ne gjeneratat e reja ka përmirësime në këtë aspekt. Edhe ne aspektin etnik jeni duke punuar edhe pse ska pasur ahumë të interesuar për konkurset e kadetëve të rinj”, ka shuar ai.
Ndërsa lidhur më policët të cilët janë edhe veteranë të Luftës, Qalaj ka thënë se pas ekzaminimit të gjithë ata kanë qenë shendosh si molla.
” Ne kemi bërë disa ekzaminimit dhe të gjithë ata kanë ndalur se janë shendosh si molla. Ne i kemi kry procedurat tona që na takojnë mbetet të ata se si do të veprojmë me statusin që e kanë dhe vendin e punës”, ka thënë ai.
Drejtori i Policisë në Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri ka folur është për gjendjen aktuale në Veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se edhe për kundër fushatës së egër nga Serbia situata në atë pjesë është e qetë.
” Lidhur më veriun është e vërtetë se kemi pasur një fushat të egër nga Serbia për situata atje është mjaft e qetë. Ne kem pasur një takim më ekipin atje kemi vendos që mos të lejojmë as një person të ndikoj në atë pjesë. Por situatë është mjaft e qetë dhe ne jemi të angazhuar për siguri . Është e vërtet se janë disa persona por ne nuk do të lejojmë krime ekonomike në veri lidhur të disa raste të disa kazinove në atë pjesë por nuk ka pasur të bëj më rastin e fundit”, ka thënë ai. /Arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...