Google ADS

Qalaj flet për suspendimin e policit i cili publikoi rastin e djalit të Shpend Maxhunit

11:07 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj më rastin e raportimit të punës para Komisionit ka hapur edhe disa përgjigje në disa pyetje të deputeteve.

Ishte anëtari i Komisionit Rexhep Selimi, i cili ka kërkuar përgjigje nga  Drejtorin Qalaj për punën që Policia e ka bërë në rastet e Policëve të akuzuar në Drenas dhe Suharekë, si dhe  për suspendimin e një polici pas publikimit të informacionit lidhur me rastin e djalit të Drejtorit të AKI-së.

E i menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit Qalaj.

” Kemi qenë të kujdesshëm që mos të bime ndesh më BE-në dhe ka qenë një proces mjaft i mirë në aspektin e rikonstruktimit. Nuk do të këtë më në Policin e Kosovës as një pozitë që Polici do ta ushtroj pozitën pa qenë i graduar. Me 5 prill do të gradojmë një numër prej 14 kolonelëve. Do ti gradojmë të gjithë ata të cilët kanë treguar performancës të mirë”, ka thënë ai.

Lidhur më rastet në Drenas dhe Suharekë është e vërtet që kanë dëmtuar Policinë. Ne rastin e parë ende është duke u hetuar dhe kemi kërkuar që të ndërmarrin pasa por jo deri sa të hetohet rasti.

“Lidhur më rastin ne Suharekë konsideroj se është rast që ka ndikuar keq në opinion por Policia ka arrestuar dhe jemi duke e vëzhguar edhe përformancen e tij dhe ai kishte pasur edhe disa shqiptime dhe masa të tjera. Lidhur më suspendimin e një pjesëtari i cili kishte nxjerrë informatat dhe i kishte publikuar lidhur më rastin e djalit të drejtorit të AKI-së dhe në këtë raste është suspenduar pasi që nuk ka drejt të nxirren të dhëna nga qendrat dhe sistem .Suspendimi nuk është bërë për shkak se ka qenë djali i  drejtorit të AKI-së por lër shkak se ka qitur një informatë të Policisë jashtë”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme