Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 93-të dhe të 94-të.
Në rend dite të seancës së 94-të do të jenë ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës dhe kulturës, mas-mediume, rini dhe sport, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore, për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e Projektit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për plotësimin e Ligjit për shërbimin e URM-së, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikimet elektronike, për ndryshim të Ligjit për agjencinë operative-teknike.
Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sistem me një sportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shfrytëzim dhe dispozicion me gjërat në pronësi shtetërore dhe me gjërat në pronësi komunale, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, për plotësim të Ligjit për shitjen dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Maqedonisë së Veriut, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet nga karakteri publik. për siguri të komunikacionit në rrugë, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bankat, për supervizion të sigurimit, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë, për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës.
Në rend dite të seancës së 93-të janë propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe Luksemburg për këmbim dhe mbrojtje të përbashkët të informacioneve të klasifikuara, për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike, si dhe propozim ligjet shtesë për kryerjen e sanksioneve, për shërbime, për duhan, prodhime të duhanit dhe prodhime të ngjashme, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrimin e pagesave në të gatshme, për Regjistrin qendror të popullatës, për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, të gjitha në lexim të dytë.
Në rend dite janë edhe propozim ligjet për mbrojtje sociale, për sigurim social për të moshuarit, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligji shtesë për praktikim në lexim të dytë./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...