Të jetuarit me qira ndikon kështu në shëndetin e njerëzve

09:29 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Të dhënat e reja mbi shëndetin e njerëzve në botë tregojnë se shpenzimet e larta për marrjen e shtëpive me qira po dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe se disa komunitete preken më shumë se të tjerët.

Ky studim është vendosur kryesisht në ShBA dhe sipas një studimi për vitin 2019, një raport vjetor bashkëpunues nga Instituti i Shëndetit të Popullsisë në Universitetin e Wisconsin dhe Fondacioni Robert Ëood Johnson, tregon se 11 për qind e familjeve amerikane kanë një peshë të madhe në jetët e tyre si pasojë e shpenzimeve për qiranë.

Kjo do të thotë se më shumë se 800,000 familje shpenzojnë të paktën gjysmën e të ardhurave të tyre në strehim.

Në komunitetet me kosto të lartë strehimi, banorët kanë shëndet më të dobët, kanë më pak mundësi të blejnë ushqime të mjaftueshme dhe cilësore dhe njëkohësisht të kenë një shkallë më të ulët varfërie për fëmijët e tyre.

Procesi i qiramarrjes ka edhe dallime racore. Më shumë se një në 10 familje të bardha kalojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre në strehim, duke pasur si të ardhura mesatare 56,000 dollarë amerikanë në vit.

Por në mesin e familjeve të kryesuara nga zezakët, të ardhurat mesatare janë 33,000 dollarë dhe rreth 1 në 4 familje të zeza përjetojnë këto kosto të shpenzimeve të strehimit.

Pse amerikanët e zinj kanë më shumë gjasa të shpenzojnë aq shumë nga të ardhurat e tyre në strehim? Një arsye është se lagjet e zeza ishin në shënjestër të një procesi të quajtur përbuzje, veçanërisht midis viteve 1930 dhe 1965.

Bankat dhe huadhënësit e tjerë përjashtuan komunitetet e zeza nga kredi të favorshme dhe ngarkuan norma më të larta interesi për hipotekat, duke çuar në kosto më të larta strehimi edhe kur shtëpitë vlerësoheshin më pak se shtëpitë e ngjashme në komunitetet e bardha.

Shifrat nuk janë të njëjta edhe për shqiptarët të cilët pjesën më të madhe të lekëve e harxhojnë për ushqim.

Sipas të dhënave të INSTAT, në anketën e Buxhetit të Familjeve shqiptare, shpenzimet totale mujore për rreth 770 mijë familje janë rreth 56.5 miliardë lekë në muaj, ose 678 miliardë lekë në vit.

E konvertuar në euro, me kursin mesatar të atij viti, kjo shumë është rreth 5 miliardë euro. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve, rreth 44% shkon për t’u ushqyer.

Kjo peshë është më e larta në Evropë (mesatarja e Evropës për ushqime është rreth 12% dhe e rajonit luhatet mes 20 dhe 40%), duke treguar për një varfëri të lartë të shqiptarëve, që vetëm pasi plotësojnë nevojat bazë të të ushqyerit fillojnë të mendojnë për gjithçka tjetër./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme