Lojtarit të Zvicrës i shfaqet gabimisht flamuri i Shqipërisë

09:22 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Gjithçka dukej premtuese mbrëmjen e kaluar kur Zvicra ishte në një epërsi prej 3 me 0 duke udhëhequr kundër Danimarkës deri në minutën e 84′.

Fitorja dukej se ishte në duart e sigurta para se danezët të shënon tri gola në minutat e fundit duke “vjedhur” një tjetër barazim ashtu siç bënë kundër Kosovës në takimin e javës së kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Pas kësaj, ata kërkonin shpjegime për këtë “disfatë” të pësuar.

“Si është i mundur një rrënim i tillë?” –  ishte titulli i mediumit zviceran Aargauer Zeitung.

Në formë aspak befasuese, gazeta daneze The Post e vlerëson këtë si “mrekullia në Basel” dhe feston “rikthimin epik” të skuadrës daneze.

Por, gabimi i fundit nga Zvicra nuk u bë në fushë për shkak se televizion zviceran shfaqi flamurin e Shqipërisë kur mbrojtësi Kevin Mbabu u shfaq para kamerës pas ndeshjes.

Në vend të flamurit të Zvicrës, aty u shfaq flamuri i Shqipërisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme