Google ADS

Granit Xhaka gati shqeu rrjetën mbrëmjen e kaluar

08:56 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka ka gjetur rrjetën në formë të shkëlqyer te Zvicra mbrëmjen e kaluar para një rikthimi befasues nga Danimarka në takimin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Xhaka është duke shijuar sezonin e tij më të mirë te Arsenali pas arritjes së trajnerit Unai Emery verën e kaluar dhe mesfushori ka shfaqur formën e tij impresive sërish, por këtë herë në fazën ndërkombëtare, shkruan portali arbresh.info.

Zvicra filloi ecurinë e ndeshjeve kualifikuese me një fitore bindëse 3 me 0 kundër Gjeorgjisë në vikend para një fillimi perfekt kundër Danimarkës në takimin e dytë në kuadër të Grupit D mbrëmjen e kaluar.

Sidoqoftë, Danimarka realizoi tri gola të njëpasnjëshme në minutat e fundit të ndeshje duke marrë një pikë me një barazim 3 me 3.

Xhaka, i cili njihet për goditjet e fuqishme nga distanca, gati shqeu rrjetën e portierit Kasper Schmeichel duke e lënë atë të pashpresë./arbresh.info/


(Shikoni golin më poshtë ose këtu golin)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme