Demokracia Plus organizon një tryezë diskutimi, ku do të prezantohet raporti i dytë “Matësi i Performancës në Prokurimin Publik”.
Në këtë ngjarje, do të marrin pjesë edhe Kryetarë Komunash. D+ do të prezantojë të gjeturat e raportit, metodologjinë, indikatorët dhe pikët për secilën komunë për matjen e performancës në pesë komuna të Kosovës në lidhje me prokurimin publik.
D+ ka zhvilluar një metodologji të matjes së performancës të bazuar në gjashtë indikatorë, të cilët përfshijnë: sundimin e ligjit, praktikat e mira, zbatimin e rekomandimeve të institucioneve mbikëqyrëse, transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe konkurrencën.
Veç tjerash, diskutimi synon që të përcaktojë hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar prokurimin publik në nivelin lokal.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin