Google ADS

Partnerja e Cristiano Ronaldos shtatzënë?

23:39 | 26 Mars 2019
Trina Galanxhi

Gjatë ditës së sotme mediat e huaja kanë aluduar se partnerja e futbollistit të njohur Christiano Ronaldo, Georgina Rodriguez është në pritje të ëmbël.

Këto spekulime dolën pasi ajo u fotografua, ndërkohë që po ndiqte ndeshjen mes Portugalisë  dhe Serbisë ku  iu dallua barku i rrumbullakosur. Megjithatë ky lajm ende nuk është konfirmuar apo mohuar nga Georgina apo Cristiano.

Nëse ajo është shtatzënë ky do të jetë fëmija i pestë për futbollistin pas Cristiano Jr 8 vjeç, binjakëve Mateo dhe Eva , 1 vjeçar dhe Alana Martina vajza që çifti ka së bashku./Opinion.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme