Nuk e dinim, moderatorja e njohur vendoska çdo ditë paruke në emision

22:33 | 26 Mars 2019
Trina Galanxhi

Me anë të një videoje të postuar në Instastory, gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka zbuluar se prej disa kohësh shfaqet me paruke gjatë transmetimit të emisionit “Boom”.

Fiori shfaqet duke filmuar para pasqyrës teksa grimierja i vendos paruken e cila është në të njëjtën ngjyrë me flokët e saj.

Gazetarja ka treguar se vendosja e parukes i shkurton kohën për t’u bërë gati dhe grimierja i bën vetëm makeup-in shkruan xing.“Grimierja e punës time ka shpëtuar prej meje, nuk m’i kreh më flokët se unë bëj vetëm grimin dhe pastaj vendos paruke”, shprehet Fiori.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme