Arianit Koci: Ka bazë që të paditet shteti pas vendimit për mbylljen e lojërave të fatit

22:31 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është vendim ad-hoc.
Ai ka thënë se kjo çështje në Kosovë rregullohet me ligjin për këto lojëra, njofton Klan Kosova.

“Ka biznese që kanë investuar sepse ka qenë një ligj. Të mbyllen brenda natës, është kundërligjore. Në lojëra të fatit shumica e investitorëve janë të huaj. Me ndalim të lojërave të fatit do të zhvillohet informaliteti”, ka thënë Koci.

“Jam që ato të jenë nën kontroll të rreptë. Jam që të hiqen krejt nga qyteti. Qeveria e ka pasë një kocept-dokument”.

Pas vendimit për mbylljen e tyre, Koci ka thënë se është krijuar bazë që të paditet shteti.

“Do të fillojmë pasinë ndaj shtetit”.

“Investimet e huaja janë të mbrojtura me ligj. Ato nuk mund të ndryshohet me arbitraritet ligjor, që ka bazë për padi ndaj shtetit. Janë katër mijë familje që do të mbesin me të papunë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme