Google ADS

Granit Xhaka me “raketë” kundër Danimarkës

22:19 | 26 Mars 2019
Arbresh Info

Golat nga një distancë e konsiderueshme janë kthyer në një specialitet për mesfushorin Granit Xhaka.

Reprezentuesi kosovar i Zvicrës e ka shënuar një të tillë edhe mbrëmjen e sotme (e martë) në takimin si nikoqir kundër Danimarkës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Zvicra dyfishoi shifrat për 2 me 0 me anë të këtij supergoli nga distanca nga ylli i Arsenalit.

Xhaka la të pashpresë portierin Kasper Schmeichel me super goditjen e tij në minutën e 66′ të pjesës së dytë.

Goli i parë i ndeshjes ishte realizuar nga Remo Freuler dhe asistues i këtij ishte futbollisti tjetër shqiptar Albian Ajeti./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu golin e Xhakës)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme