Google ADS

Babai i Mbappes në “kontakt të vazhdueshëm” me Real Madridin

22:10 | 26 Mars 2019
Arbresh Info

Babai i sulmuesit të ri Kylian Mbappe është në “kontakt të vazhdueshëm” me Real Madridin rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës për djalin e tij.

Por, ylli francez dëshiron të fitoj fillimisht Ligën e Kampionëve me PSG-në para largimit nga kampioni në Liga 1, transmeton portali arbresh.info.

‘Los Blancos’ dëshirojnë të fillojnë epokën e dytë të Zinedine Zidanes në klub duke finalizuar transferimin prej 240 milionë funta të fituesit së Kampionatit Botëror me kombëtaren e Francës.

PSG mund të detyrohet të shes yllin e tyre në mënyrë për të qenë në përputhje me rregullat financiare nga UEFA për Fair Play dhe sipas një raporti nga një faqe e besueshme për tifozët e PSG-së, Paris United, babai i Mbappes dhe agjenti Wilfried kanë qenë në “bisedime konstante” me Real Madridin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Por, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve, gjë që u shkaktua nga Manchester United i Ole Gunnar Solskjaerit, besohet se i ka ndryshuar mendjen sulmuesit.

Mbappe thuhet se dëshiron të fitoj titullin e madh evropian me skuadrën franceze para se të bëjë një hap tjetër në karrierën e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme