Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë folur rreth kritikës që ka bërë sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, se asnjë politikanë nuk ka paguar për biletat VIP në ndeshjen në mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Nga Zyra e Kryetarit të Kuvendit, kanë thënë për Insajderi se ata nuk kanë kërkuar trajtim special ose bileta shtesë nga FFK-ja për ndeshjen e mbrëmshme.
“Kryetari Veseli ka marrë ftese gjithmonë për ndeshjet e Kosovës. Në asnjë forme ne nuk kemi kërkuar trajtim special nga FFK apo bileta shtesë. Çështja e menaxhimit të shpërndarjes se biletave ju takon FFK-së”, kanë thënë nga zyra e Veselit.
“Në çfarëdo rrethane, kryetari Veseli do të jetë përkrah Kosovës jo vetëm me prezence në stadium, por edhe duke i mbështetur në projektet dhe planet e tyre”, kanë shtuar nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Eroll Salihu kishte thënë gjatë ditë së sotme se asnjë nga politikanët nuk kanë paguar për biletat, duke u lajmëruar në FFK si instuticion për të krijuar shpenzime të mëdha.
“Ka shumë shpenzime për VIP, shumë instuticione lajmërohen për bileta dhe ne nuk mundemi të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje”, vlerësoi Eroll Salihu.Personalisht, kam qenë i ulur në fund të tribunës VIP në mes të dyja karrigeve që të mos më shoh askush. Secili e shikon interesin e vet dhe nuk interesohen për Federatën. Po shqyrtojmë mundësinë që të gjitha biletat VIP t’i bëjmë me pagesë dhe kush do të vijë, me ngrënë e me pi, le të paguan. Është e pandershme që dikush të vijë dhe të kërkojë bileta në emër të instuticionit”, tha Eroll Salihu.
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...