Google ADS

Anulimi i Nenit 50 pjesë e debatit në Parlamentin e Britanisë

19:09 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Një peticion ku bëhet thirrje për anulim të Brexitit duke hedhur poshtë Nenin 50 do të debatohet nga deputetët më 1 prill, bëhet e ditur.

Komiteti i Peticioneve tha se peticioni që kaloi 5.75 milionë nënshkrime ishte “peticioni më i nënshkruar që ka pranuar ndonjëherë Dhoma e Përfaqësuesve dhe Qeveria”, transmeton portali arbresh.info.

Deputetët gjithashtu do të debatojnë për peticione duke bërë thirrje për një referendum të dytë të BE, i cili ka marrë më shumë se 120,000 nënshkrime dhe një tjetër nënshkruar nga më shumë se 140,000 duke kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të largohet me ose pa marrëveshje më 29 mars.

Peticionet do të debatohen nga deputetët në dhomën sekondare të Komunëve, Westminster Hall./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme