Nuk na duhen subvencione, por çmim i volitshëm blerës për qengjin, thonë rritësit e dhenve të cilët sot në Ministrinë e Bujqësisë për të tretën herë do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për siç thonë gjendjen kritike në të cilën ndodhen.
Siç deklaroi për AIM kryetari i Shoqatës Rajonale të Blegtorëve të Maqedonisë Perëndimore, Mexhit Amiti, çmimi i qengjit momentalisht është 120 denarë për kilogram peshë e gjallë, ndërsa sipas shpenzimeve duhet të jetë minimum 165 – 170 denarë.
“Të gjithë na gënjejnë. Ka ardhur koha që tashmë të merren masa serioze për mbështetjen e blegtorisë. Nëse nuk marrim çmim të volitshëm, do të shkojmë në humbje, do t’i shesim dhentë dhe do të kalojmë në duhan apo në ndonjë kulturë tjetër. I pari unë do t’i shes 4.000 dhentë e mia. Subvencione nuk dua, le të na japim çmim të volitshëm”, thotë Amiti.
Për shkak se, sipas tij, politikat e papërshtatshme të shtetit, i cili nuk e njeh blegtorinë si degë nga interesi kombëtar, numri i dhenve prej 500.000, u zvogëlua mezi në 300.000.
“Çuditem me shtetin. Të gjithë dhentë janë shitur, nuk kemi fuqi punëtore, nuk kemi mjete dhe askush nuk bën asgjë. Situata është shumë kritike. Tre vjet është kështu dhe askush nuk e vë re, ndërsa 15 milionë euro të ardhura të devizave realizohen nga qingji në vend. Për dallim prej nesh, Serbia prej 100.000 dele ndonjëherë, tani ka katër milionë, por jep 65 euro subvencion, e jo 15 euro si te ne”, potencoi Mexhiti.
Sipas tij, tregtarët grekë për qengjin japin nga 6,7 euro. Konkretisht, aq është çmimi në Larisa, ndërsa tonët thonë se nuk mund aq ta shesin. Ndërsa, më shumë bashkëpunojnë me Kroacinë dhe Italinë.
Në takim, siç njoftoi MBPEU, blerësit kanë potencuar se nuk presin probleme me plasmanin dhe se qengji do të blihet tërësisht.
Për momentin vendi disponon me 150.000 – 200.000 qengja për shitje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...