10 hotelet më të çuditshme në botë (Foto)

16:55 | 19 Shtator 2015
L G

Në këtë hotel ekzistojnë kompleske të ngrohta dhe të ftohta. Brenda kësaj strukture të ftohtë të këtij hoteli temperatura është më e ulët se -5 gradë Celcius. Ekzistojnë 59 dhoma dhe një bar për të pirë vodkë, së bashku me një galeri arti. Nuk është aq ftohtë për të fjetur aty, pasi që mbulesat ofrojnë ngrohtësi maksimale. Në këtë artikull ju do të mund t’i shihni 10 hotelet më të çuditshme në botë. Ato kanë dizajnë të pabesueshme të cilat sigurisht se do t’ju pëlqejnë.

Më poshtë mund t’i shihni cilët janë ata:

  1. Hoteli rimorkio

1303

Në çatinë e këtij hoteli në Cape Town ndodhet një park rimorkio në vend të një apartamenti nën çati. Secili prej shtatë rimorkiove janë të pajisur me dhoma të rehatshme, të dedikuar për një rehati të veçantë.

  1. Hoteli nënujor në SHBA
  2. 281Ky është një hotel padyshim i mrekullueshëm nënujor. Hoteli është rindërtuar, nga një laborator për hulumtime është kthyer në hotel. Për të arritur në këtë hotel, duhet të notoni 6 metra nën ujë – dhe, pamjet mahnitëse të peshqve dhe krijesave të tjera që mund të shihen nga qelqi e bëjnë qëndrimin në këtë hotel edhe më të mrekullueshëm, transmeton Lajmi.net.Hoteli i tubave, Australi331Dhomat e këtij hoteli janë të krijuara nga tubat e betonit, ku njerëzit mund të qëndrojnë brenda tyre dhe të kënaqen me pamjet përpara. Në dhoma ka gjithashtu energji elektrike, që e bën qëndrimin aty edhe më të mirë. Ky lloj hoteli me dhoma të tilla tani ndodhet në qytetin Ottensheim.
    1. Hoteli Kakslauttanen, Finlandë421Në këtë hotel në Finlandë, dhomat janë të krijuara nga akulli dhe qelqi. Një pushues mund të kënaqet me shtratin që ndodhet nën qelqin e madh transparent, duke parë kështu pamje të mahnitshme të qiellit dhe të ambientit që e rrethon. Është thjeshtë i pabesueshëm dhe magjik!
      1. Hoteli i akullt, Suedi

      513

      Në këtë hotel ekzistojnë kompleske të ngrohta dhe të ftohta. Brenda kësaj strukture të ftohtë të këtij hoteli temperatura është më e ulët se -5 gradë Celcius. Ekzistojnë 59 dhoma dhe një bar për të pirë vodkë, së bashku me një galeri arti. Nuk është aq ftohtë për të fjetur aty, pasi që mbulesat ofrojnë ngrohtësi maksimale.

      1. Hoteli në pemë, Francë612Ky hotel i pazakonshëm ndodhet në Bois de Landry, 90 minuta larg Parisit. Kompleksi konsiston me shtëpi prej druri të cilat janë të lidhura me shkallë litar në pemë. Në dhoma nuk ka energji elektrike dhe ujë, që i bën mysafirët të ndjejnë më afër natyrën.
        1. Hoteli Propeller Lodge, Berlin79Asnjë dhomë e këtij hoteli në Berlin nuk është e ngjashme me tjetrën. Ky hotel është krijuar nga artisti Lars Stroschen. Një person mund ta rezervojë një dhomë me shtrat që qëndron pezull në ajër apo një apartament me shumë dritare. Gjithashtu në këtë hotel është një dhomë e ngjashme me ato në burgje. Ndryshe, në këtë hotel ekziston një dhomë për vampira – që ka shtretër arkivol në vend të shtretërve normal.
          1. Hoteli De Vrouwe van Stavoren, Holandë85Nëse do t’u thoshit miqve se keni fjetur në një rezervuar vere sigurisht se ata do të mendonin se je çmendur apo ke qenë i dehur. Por, ata do të befasoheshin nëse do t’iu tregonit se në fakt ekziston një hotel, dhomat e të cilit janë rezervuare vere. Në fakt, dhomat e këtij hoteli janë rezervuare të vërteta të verës, që më herët janë përdorur për të ruajtur shishe të verës dhe që tani janë bërë dhoma, transmeton Lajmi.net.
            1. Hoteli ‘çmendinë’, Vietnam95Ky hotel ka fituar shumë popullaritet dhe quhet ‘çmendinë’ nga vendasit. Kompleksi i këtij hoteli konsiston me tri ndërtesa të cilat janë gdhendur nga trungje gjigante. Brenda çdo dhome të këtij hoteli duket sikur muret janë duke rënë në dysheme. Çdo dhomë i kushtohet kafshëve. Në një dhomë, për shembull, ju mund ta gjeni një shqiponjë duke qëndruar në vezë, në një tjetër milingona të mëdha. Të gjitha prej atyre janë vepra të artistëve vendas.
              1. Hoteli aeroplan, Kosta Rikë108Ky hotel në Kosta Rikë është në fakt një aeroplan i llojit Boeing 727. Ky aeroplan kishte rënë në xhungël më 1965, dhe disa vite më pas, ai u riparua dhe u transformua në një hotel me dy dhoma gjumi, dy banjo, një dhomë për ngrënie dhe një dhomë ndeje. (Lajmi.net)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme