Digjet një veturë në autostradën Gostivar-Tetovë

14:22 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Para pak çastesh në autostradën Gostivar – Tetovë, është djegur një veturë. Vetura ka qenë duke lëvizur nga Gostivari për në Tetovë, ndërsa ajo ka shpërthyer në flakë afër pikë pagesës në Tetovë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa kanë intervenuar zjarrfikësit për ta shuar të njëjtën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme