Google ADS

Liburn Aliu e quan kontrabandë votimin e delegacionit nga shumica e thjeshtë në Kuvend

11:20 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, tha se votimi i delegacionit me shumice te thjeshte të votave në Kuvend është tentuar të kontrabandohet grupi i unitetit.

Ai tha se nëse do të donin që të ketë unitet politik delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë do të duhej të votohet me 2/3 e deputetëve në Kuvend, shkruan arbresh.info.

Ndryshe në tryezën e organizuar nga KDI për të diskutuar për punën e Kuvendit rreth dialogut me Serbinë pak minuta më parë ka folur edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kuvendi ka diskutuar më shumë se që duhet për dialogun./Arbresh.info/

Lexo edhe: Osmani: Kuvendi ka diskutuar më shumë se sa duhet për dialogun

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme