Google ADS

Kosova fiton pikë të reja, Dardanët do të ngritën në ranglistën e FIFA-s

10:44 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Kosova në dy ndeshjet e fundit ka arritur që të mos mposhtet dhe vazhdoj serinë pa humbje në 12 ndeshje.

Para pesë ditëve, përfaqësuesja jonë barazoi para shikuesve të vetë kundër Danimarkës me rezultat 2:2, e cila ishte në kuadër të miqësoreve.

Gjersa mbrëmë nuk arriti të triumfonte kundër Bullgarisë, ku sërish rezultati ishte i barabartë 1:1, por që ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet në kampionatin evropian të vitit 2020.

Dardanët priten që të ngritën edhe në renditjen tabelore të FIFA-s, pas këtyre dy ndeshjeve pa humbje.

Kosova aktualisht renditet e 130-ta, gjersa pas raundit të parë të kualifikimeve, pritet të përmirësoj pozitën në ranglistën botërore.

E gjithë kjo pasi që kaltëreverdhët do të fitojnë 6.75 pikë nga barazimi me bullgarët gjersa 3.6 pikë nga ndeshja me Danimarkën.

Ndryshe, FIFA do ta publikojë ranglistën e re më 4 prill, saktësisht pas nëntë ditëve, ku pritet që jemi më lartë në tabelë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme