Pentagoni ka autorizuar transferimin e 1 miliard dollarëve për inxhinierët e ushtrisë për ndërtimin e murit përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
Ky fond është i pari që merret nën petkun e emergjencës kombëtare të deklaruar nga Presidenti Donald Trump për të anashkaluar Kongresin dhe për të ndërtuar murin që ai premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Demokratët kanë protestuar kundër kësaj lëvizjeje.
Fondet do të përdoren për të ndërtuar rreth 91 kilometra rrethim.
Presidenti Trump e ka quajtur situatën në kufirin jugor një “krizë” dhe këmbëngul se një pengesë fizike është e nevojshme për të ndaluar kriminelët që kalojnë në SHBA.
Kritikët e tij thonë se ai po sajon një emergjencë, pasi një e tillë nuk ekziston.
Përmes një deklarate, Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Patrick Shanahan, ka “autorizuar komandantin e Korpusit të Inxhinierëve të SHBA për të filluar planifikimin dhe ekzekutimin deri në 1 miliard dollarë në mbështetje të Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Doganave dhe Patrullës Kufitare”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...