Mbi 2 milionë euro është shuma që Kuvendi planifikon ta shpenzojë në aktivitete të prokurimit, sipas planit përfundimtar për vitin 2019. Shpenzimi më i madh do të bëhet në blerjen e pajisjeve për sallën plenare. Vlera e tyre është 500 mijë euro. Në zyrën e sekretarit nuk kanë treguar se në cilat pajisje do të investohet.
“Bëhet fjale për pajisjet e domosdoshme për sallën plenare”, ka thënë sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi për Gazetën KohaDitore.
Gjatë mbajtjes së seancave, shpesh ka dështuar teknika e Kuvendit, dhe deputetëve u është kërkuar të votojnë me ngritje dore. Para disa javësh, kur i dështoi votimi elektronik, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Misioni i OSBE-së ka ofruar ndihmë në pajisje. Por sipas sekretarit të Kuvendit, ndihma e OSBE-së, konsiston në diçka tjetër.
“OSBE-së i kemi adresuar kërkesë për mbështetje në fuqizimin e transparencës së punës së trupave të Kuvendit”, ka thënë ai.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...