Në 40 zona të Kosovës ende ka rrezik nga minat

07:27 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Fshatrat afër brezit kufitar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende konsiderohen si të rrezikshme nga minat edhe 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë.

Ndër komunat me terren të papastruar nga minat është edhe Hani i Elezit.

Pikërisht me këtë komunë ka filluar edhe operacioni për pastrimin e zonave të rrezikshme për këtë vit, i cili do të zgjasë deri në fund të nëntorit.

Në fshatin Seqishtë të kësaj komune, FSK-ja do të pastrojë mbi 45 mijë metra katrorë sipërfaqe.

FSK-ja që nga viti 2010 ka pastruar më shumë se 2 milionë metra katrorë, si dhe ka shkatërruar 2.177 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera, kurse ekipet e EOD-së kanë intervenuar në 2.136 raste dhe kanë demoluar 3.150 mjete të ndryshme eksplozive, shkruan Koha.net.

Ndërsa, zona jo të pastruara kanë mbetur edhe 44.

Pas luftës në Kosovë, 117 persona kanë humbur jetën nga minat, ndërsa të plagosur kanë mbetur më shumë se 500 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme