Dhimbja e dhëmbit është padyshim një prej dhimbjeve, e cila është e pakëndshme. Secili prej nesh një herë të paktën në jetë, ka provuar ndjenjën e dhimbjes së dhëmbit. Por si shfaqen ato dhe cilat janë simptomat që e shoqërojnë dhe si të veprojmë në atë situatë?
Shumë pak e dinë që dhimbja e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tonë. Kjo sepse dhëmbët e poshtme dhe të sipërme lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
Sikurse e shpjegojnë ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit, dhe dhëmballat e pjekurisë lidhen me zemrën edhe zorrën e vogël.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimi i dhëmbëve.
Por nëse jeni duke përjetuar dhimbje në dhëmbët premulare, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.
Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera e stomakut, pankreati kronik, anemia, gastriti kronik.
Ndërkohë, mënyrat për të parandaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte të shtëpisë janë të shumta. Uji i kripur është një dezinfektues natyral dhe gjithashtu një ilaç efektiv për të kuruar dhimbjen e dhëmbit. Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni gjysmë lugë gjelle me kripë dhe me të bëni gargare. Përzierja parandalon enjtjen dhe pastron zonën e irrituar.
Alternativa të tjera janë edhe kompresat e ftohta, hudhrat dhe qepat: mbani një kompresë të tillë për 15 minuta në zonën kur keni kriza dhe dhimbje.
Shtypeni hudhrën mirë e mirë derisa të krijoni një pastë. Lyeni zonën problematike për të vrarë mikrobet dhe qetësuar dhimbjet.
Qepa ka po ashtu të njëjtin efekt. Prisni një copë të vogël dhe vendoseni aty ku keni dhimbje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...